BallinaLajmePërparim Rama pasi doli i pari në zgjedhje: Tani të qëndrojmë të...

Përparim Rama pasi doli i pari në zgjedhje: Tani të qëndrojmë të bashkuar, për një të ardhme të ndritur

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që doli i pari në zgjedhje lokale, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje lokale.

Rama fillimisht uroi të gjithë kandidatët që morën pjesë.

“Të dashur qytetarë dua të iu falënderoj me gjithë zemër për pjesëmarrjen tuaj në zgjedhjet e lira dhe demokratike të ditës së djeshme. Pjesëmarrja e juaj tregon pjekurinë e shoqërisë tonë, dhe besimin në vlera demokratike. Dua të iu uroj të gjithë kandidatëve që morën pjesë në këtë proces të rëndësishëm, kontributi i cili e forcon demokracinë, e jep zë shpresave e ideve të qytetarëve tanë”, tha Rama në një adresim për qytetarët.

I pari i kryeqytetit kërkoi nga përkrahësit që të jenë të bashkuar, për një të ardhme të ndritur për Prishtinën.

“Tani ndërsa shikojmë përpara drejt 9 nëntorit, iu ftoj për mbështetjen dhe besimin tuaj të vazhdueshëm. Së bashku mund të ndërtojmë mbi arritje tona, të qëndrojmë të bashkuar, dhe të formësojmë një të ardhme më të ndritur për qytetin tonë të zemrës”, tha Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz