BallinaLajmeÇfarë po bëhet?- Pas LDK-së edhe PDK e shpall veten si “partia...

Çfarë po bëhet?- Pas LDK-së edhe PDK e shpall veten si “partia e parë në Kosovë në Kuvende Komunale”

Të ngjajshme

Chuck Norris shtrohet në spital

Aktori legjendar dhe mjeshtri i arteve marciale, Chuck Norris,...

Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?

Pas gati tre vjetëve, Kosovës nuk i rëndon më...

Sulmi i Izraelit godet iranianët aty ku u dhemb më së shumti

Kur aeroplanët izraelitë goditën kompleksin e gazit Parsi Jugor,...

Blerja e klubit nga Cristiano Ronaldo “ringjall” Almerian

Blerja e aksioneve të Almerias nga Cristiano Ronaldo, ka...

Si fillim kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi se partia e tij doli partia e parë në vend për Kuvende Komunale.

Por ngjashëm tani duket se është edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Të paktën kështu janë deklaruar nga vetë partia.

Përmes një postimi në Facebook, nga PDK u tha se janë partia e parë në Kosovë, me mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale, transmeton lajmi.net.

“Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë numrin më të madh të votave në nivel vendi, sa i përket garës për Kuvendet Komunale, ku radhitet e para me mbi 175 mijë vota. Para LDK-së me 168 mijë vota dhe para VV-së me 156 mijë vota”.

Postimi i plotë:

PDK partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë numrin më të madh të votave në nivel vendi, sa i përket garës për Kuvendet Komunale, ku radhitet e para me mbi 175 mijë vota. Para LDK-së me 168 mijë vota dhe para VV-së me 156 mijë vota.

PDK ka fituar në raundin e parë në tri komuna: Ferizaj, Skënderaj dhe Han të Elezit.

Ndërkohë, bazuar në rezultatet preliminare, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në balotazh në gjashtë komuna, prej të cilave në katër u radhit e para.

Komunat ku PDK-ja shkon si e para në balotazh janë: Prizreni, Mitrovica, Vushtrria dhe Kaçaniku. Ndërsa në Klinë dhe Dragash, PDK shkon si e dyta në balotazh.

Ndërkaq, PDK ka arritur të shndërrohet si forcë kryesore politike edhe në kryeqytet. Sa i përket votave të marra për Kuvendin Komunal të Prishtinës, PDK ka arritur rezultatin më të mirë ndonjëherë, duke u radhitur si parti e dytë me mbi 21 mijë vota, pa u numëruar ende të gjitha kutitë.

Ndërkaq, kandidati ynë për kryetar Uran Ismaili është radhitur i treti me 28 mijë e 588 vota, me mbi 10 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021.

Në tërësi, në garën për kryetar në nivel vendi, PDK ka dalë e dyta me 200 mijë vota.

Në të gjithë Kosovën, janë të panumëruara edhe 84 vendvotime të tjera, dhe ky rezultat mund të rritet edhe më shumë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz