BallinaLajmeLushtaku: E kam ditë me shpia ku i kam votat, angazhimi im...

Lushtaku: E kam ditë me shpia ku i kam votat, angazhimi im për qytetarët e Skënderajt do të jetë 24 orë!

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Sami Lushtaku si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Skënderajt, arriti të sigurojë hiç më pak se 12 mijë e 433 vota, apo 83.45 % të votave.

“Unë së pari po du me i falënderu qytetarët e Komunës së Skënderajt, për besimin që më kanë dhënë qe 26 vjet pothuajse. Për mua vullneti, dëshira, motivi për punë tashti është pikërisht qytetari i komunës sime. PDK-ja funksionion kështu, bashkë unik, kështu që nuk kam fjalë me të tregu për besimin që ma kanë dhënë”, ka deklaruar ai.

Në një intervistë për IndeksOnline, Lushtaku ka thënë se ka pritur këtë rezultat të zgjedhjeve, derisa përmend faktin se për vota ishte detajisht i informuar.

“E kam pritur absolut këtë rezultat të votave, puna, angazhimi e kanë bërë të vetën. Është vullneti i qytetarëvë që mu m’ka mbajtë tash e sa vjet. E kam ditë me shpi, e kam ditë përafërsisht secilën votë që e marrë”, ka theksuar ai gjatë bisedës për IndeksOnline.

Tutje, Lushtaku ka bërë me dije se edhe gjatë fushatës elektorale nuk është se ka premtuar konkretisht ndonjë projekt, porse gjithmonë ka premtuar angazhim maksimal përballë secilit qytetar të Skënderajt.

“Unë nuk u kam premtu qytetarëve gjatë krejt fushatë asnjë projekt, u kam premtu angazhim maksimal, angazhim 24 orë. E kam një ekip fantastik. Unë mendoj  që puna, ndryshimi komplet  i fshatrave dhe i qytetit dhe komunikimi me njerëz, sinqeriteti ka bërë që të kemë këtë rezultat”, ka thënë mes tjerash Lushtaku.

Lushtaku pas vetes ka lënë me një diferencë të madhe, kundërandidatët e tij, Hyseni Mehanin me LVV-në me vetëm 1,457 vota dhe Sokol Halitin nga Iniciativa Qytetare për Skënderaj me hiç më shumë se 1 mijë e 8 vota.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz