Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e numërimit të të gjitha votave në Komunën e Gjakovës, përveç votave me kusht dhe atyre të diasporës.
Bazuar në këto rezultate, edhe Gjakova do të ketë përsëri zgjedhje më 9 nëntor në balotazh.
Në balotazh nga kjo komunë do të jenë Ardian Gjini nga AAK, dhe Ardian Gola nga VV, shkruan lajmi.net.
Rezultatet:
AAK – Ardian Gjini: 47.74%
LVV – Ardian Gola: 32.82%
LDK – Shefqet Shehu: 7.61%
PDK – Ervin Shabani: 5.75%
PSHDK – Anton Shala: 5.65%
UDK – Mehmet Krasniqi: 0.29%

- Advertisement -