back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeArbër Ismajli i LDK-së: Rezultatet e deritashme tregojnë qartë se Gjilani shkon...

Arbër Ismajli i LDK-së: Rezultatet e deritashme tregojnë qartë se Gjilani shkon në balotazh

Të ngjajshme

Gol në “Diego Armando Maradona”, Chelsea në eprësi ndaj Napolit

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Napolit në...

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se rezultatet e deritanishme tregojnë qartë se Gjilani shkon në balotazh.

Ai ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për besimin.

“Të dashur qytetarë, Sot, qyteti ynë tregoi pjekuri, kulturë të lartë qytetare dhe besim në ndryshim.  Faleminderit nga zemra secilit prej jush që e ushtruat të drejtën tuaj kushtetuese dhe besuat në një të ardhme më të mirë për Gjilanin. Rezultatet e deritanishme tregojnë qartë se Gjilani shkon në balotazh”.

“Ky është një hap i madh drejt fitores përfundimtare dhe drejt ndryshimit që qyteti ynë e meriton dhe e kërkon me ngulm. Rruga jonë është e drejtë, vullneti qytetar është i qartë dhe ndryshimi për Gjilanin e ri është i domosdoshëm! Faleminderit shumë për besimin”, ka thënë Ismajli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz