back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeDy persona intervistohen në Dragash, tentuan të ndikojnë në procesin zgjedhor

Dy persona intervistohen në Dragash, tentuan të ndikojnë në procesin zgjedhor

Të ngjajshme

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00, policia në Dragash ka intervistuar dy persona, pas një ankese për ndikim të mundshëm në procesin zgjedhor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi Shaqir Bytyqi, i cili tha se pas intervistimit nuk është ndërmarrë asnjë masë, pasi nuk janë gjetur elemente për fillimin e ndonjë hetimi penal.

“Mbrëmë, konkretisht sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 02:00 në Dragash, pas një ankese, janë intervistuar dy persona. Megjithatë, askush nuk është arrestuar ose ndaluar, pasi nuk janë gjetur elemente për fillimin e ndonjë hetimi lidhur me ndonjë vepër penale”, ka thënë Bytyqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz