Ish-presidenti Joe Biden ka filluar radioterapinë si pjesë të trajtimit të tij për kancerin e prostatës, tha një zëdhënës i ish-presidentit për CNN.
“Si pjesë e një plani trajtimi për kancerin e prostatës, Presidenti Biden aktualisht po i nënshtrohet radioterapisë dhe trajtimit hormonal”, tha zëdhënësi.
Lajmi u raportua për herë të parë nga NBC News . Një zëdhënës i ish-presidentit, i cili mbush 83 vjeç muajin tjetër, nuk dha një afat kohor për trajtimin. Një burim i tha CNN se ai e filloi trajtimin disa javë më parë.
Zyra personale e Bidenit zbuloi në maj se ai ishte diagnostikuar me një “formë agresive” të kancerit të prostatës që ishte përhapur në kockat e tij.