back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmeOsmani pasi mandatoi Kurtin uron që të ketë sa më parë Qeveri...

Osmani pasi mandatoi Kurtin uron që të ketë sa më parë Qeveri “që merr vendime për të mirën e vendit”

Të ngjajshme

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani sot ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës pasi dje u shpall i konstituuar Kuvendi i Kosovës.

Pas njoftimit të Presidencës, Osmani shkroi edhe vetë në profilin e saj në Facebook ku uroi që vendi të ketë një qeveri sa më parë e që “merr vendime për të mirën e vendit”.

“Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues, ku do të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo.

Pas muajve të tërë, Kuvendi i Kosovës dje u shpall i konstituuar me zgjedhjen e deputetit serb, Nenad Rashiq, nënkryetar i pestë i Kuvendit nga komuniteti serb.

Zgjedhja e tij u kundërshta nga Lista Srpska, e cila ka nëntë deputetë dhe e cila insistoi se posti i nënkryetarit i takon asaj.

Rashiq u bë nënkryetar me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz