back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaSportShtyhet debutimi i Nazmi Gripshit me Shqipërinë, Sylvinho e lë jashtë për...

Shtyhet debutimi i Nazmi Gripshit me Shqipërinë, Sylvinho e lë jashtë për ndeshjen kundër Serbisë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Nazmi Gripshi do të duhet të presë edhe pak për të bërë debutimin e tij me Kombëtaren shqiptare.

Ish-mesfushori i Ballkanit u grumbullua në momentet e fundit për ndeshjen ndaj Serbisë, si zëvendësues i Adrion Pajazitit të dëmtuar.

Megjithatë, trajneri Sylvinho ka vendosur të mos e përfshijë atë as në stolin e rezervave për sfidën ndaj serbëve.

Braziliani e ka dërguar Gripshin në tribunë, duke bërë që ai ta ndjekë ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Ky vendim ka habitur shumë, pasi lojtari po kalon një formë të shkëlqyer me Astanën në Kazakistan, ku ka realizuar plot 15 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 24 ndeshje.

Pavarësisht këtyre statistikave mbresëlënëse, Sylvinho ka zgjedhur të mos mbështetet te ai për këtë përballje të rëndësishme.

Në listën prej 24 futbollistësh, vetëm Gripshi ka përfunduar jashtë formacionit aktiv, ndërsa 23 lojtarët e tjerë janë në dispozicion të trajnerit për sfidën kundër Serbisë.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në orën 20:45, në stadiumin “Dudocica” të Leskovcit, dhe është e vlefshme për Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz