back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaSportGranit Tërstena: Përgatitje maestrale e Fodës, Kosova tregoi karakter – kemi super...

Granit Tërstena: Përgatitje maestrale e Fodës, Kosova tregoi karakter – kemi super ekip në ndërtim

Të ngjajshme

Pas ndarjes nga Ben Affleck, Jennifer Lopez rikthehet fuqishëm në kinematografi

Jennifer Lopez ka nisur tashmë xhirimet për filmin e...

Probleme për Realin, edhe Mbappe lëndohet

Pushimi ndërkombëtar ka qenë larg nga i qetë për...

Jusuf Azemi: Mbi 350 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova gjatë pesë vieteve të fundit

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit...
- Advertisement -

Gazetari sportiv Granit Tërstena ka reaguar pas barazimit të Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë, duke vlerësuar lartë paraqitjen e skuadrës dhe punën e trajnerit gjerman Franco Foda. Në një analizë, Tërstena thekson se pavarësisht mungesës së fitores, Kosova po ndërton një ekip solid dhe premtues për të ardhmen.

“Reagoj ashpër ndonjëherë kur ndodhin humbje të thella dhe dëshpëruese. Por për ndeshjen e mbrëmshme!? Çka me thënë? Përgatitje maestrale e Franco Fodës dhe futbollistëve. Gjithçka ishte taktike dhe me qëllim të qartë – të merrej një pikë,” shkroi Tërstena.

Sipas tij, Kosova kishte mundësi për fitore ndaj Suedisë, por duhej pasur parasysh se përballë kishte një ekip individual me disa emra të mëdhenj, ndërsa Sllovenia është një kombëtare e fortë në aspektin ekipor.

“E kishim mundur Suedinë. Por nëse nuk e dini, kjo e fundit ka vetëm 3-4 emra të mëdhenj – është ekip individual. Kurse Sllovenia, ndonëse pa emra të mëdhenj, është shumë ekipore. Jo më kot vitin e kaluar luajti në Euro 2024 dhe barazoi me Anglinë, Danimarkën dhe Serbinë,” shton ai.

Tërstena thekson se pritshmëritë e publikut janë ndoshta të tepruara për momentin, por progresi i skuadrës është i dukshëm.

“Euforia dhe pritshmëritë tona janë shumë të mëdha. Por ndonjëherë është mirë vetëm të ndalemi dhe të shohim realitetin. Vërtetë po ndërtojmë një super ekip. Kemi gjetur edhe zëvendësues për ‘pleqtë’ e Kombëtares – kjo është pozitive.”

Ai gjithashtu vlerësoi mënyrën se si trajneri Foda ka menaxhuar grupin, duke lënë në stol emra të mëdhenj për hir të lojës ekipore.

“Vendi i parë shkoi – Zvicra është Zvicër, dhe luan futboll ekipor. Pikërisht një futboll që është duke e ndërtuar edhe Foda. Jo më kot i la në stol Zhegrovën, Rashicën apo edhe Fisnik Asllanin. Heqje kapelë për maestron gjerman – kurrë s’kemi pasur trajner më të fortë, besomni.”

Aktualisht Kosova ka 4 pikë në grupin kualifikues për Kampionatin Botëror, dhe sipas Tërstenës, gjithçka është ende e hapur për vendin e dytë.

“Katër pikë në këtë grup të vështirë janë jashtëzakonisht pozitive. Në lojë janë edhe nëntë pikë të tjera. Na duhet edhe pak fat – përndryshe vendi i dytë është plotësisht i arritshëm.”

Në fund, gazetari përmend se përjetimi i ndeshjes nga tribunat ishte më interesant sesa nga pozita e gazetarit.

“Me pa ndeshjen nga tribunat ishte më interesant sesa nga pjesa e gazetarëve. Faleminderit FFK.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz