
Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Komitetin e Nobelit për vendosje të politikës mbi paqen, pas ndarjes së çmimit më prestigjioz për një aktiviste venezuelase pro demokracisë, në vend të presidentit amerikan, Donald Trump.
Të premten, Komiteti njoftoi se María Coria Machado është laureate e Nobelit për Paqe për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës.
Trump ka folur haptas rreth synimit të tij për këtë çmim, duke i marrë meritat për përfundimin e disa konflikteve globale, dhe vazhdimisht e ka ngritur këtë çështje, përfshirë edhe në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fund të shtatorit.
Drejtori për komunikime i Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, ka thënë se Komiteti i Nobelit ka vërtetuar se e vendos politikën mbi paqen, duke theksuar se Trump është një lider që mund t’i lëvizë edhe malet vetëm me forcën e vullnetit.