
Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur pas barazimit pa gola me Slloveninë.
Trajneri gjerman ka thënë se në fund është e rëndësishme që e morën një pikë, teksa tha se Sllovenia bëri ndeshje të madhe.
“Po është e rëndësishme që morëm një pikë. Sllovenia po ashtu luajti një ndeshje të madhe, por treguam se mund të luajmë fuqishëm në këto ndeshje të mëdha”, tha Foda pas ndeshjes.
Kosova barazoi pa gola me Slloveninë në “Fadil Vokrri”, duke shkuar në kuotën e katër pikëve pas tri ndeshjeve në këto eliminatore të Kampionatit Botëror të vitit 2026.
E para në grup është Zvicra me nëntë pikë. Derisa e treta është Sllovenia me dy pikë.
Kosova ndeshjen e radhës të Grupit B e luan ndaj Suedisë më 13 tetor. Suedia është e fundit në grup me një pikë të vetme.