back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëShpërthim masiv në një fabrikë eksplozivësh ushtarakë në SHBA, disa të vdekur...

Shpërthim masiv në një fabrikë eksplozivësh ushtarakë në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur

Të ngjajshme

Lladrovci: Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar...

Spektakël në ndeshje, “show” në penallti/ Ballkani e eliminon Prishtinën nga Kupa e Kosovës

Skuadra e Ballkanit është kualifikuar në fazën çerekfinale të...

Pse e votuat Listën Srpska? A janë terroristë? Rizvanolli dhe Bahtiri s’e thonë asnjë fjalë

Për këmbënguljen e zvarritjen nëpër seancat e kaluara për...

Disa njerëz raportohet të kenë vdekur e disa të tjerë janë zhdukur pas një shpërthimi në një kompani për prodhimin e lëndëve shpërthyese ushtarake në Tennessee të Shteteve të Bashkuara, raporton televizioni CNN.

“Kemi disa njerëz, mund të konfirmojmë se kemi disa që janë të ndjerë” – tha të premten në një konferencë për gazetarë komandanti i policisë lokale, Chris Davis.

Një zyrtar i Shërbimeve Emergjente në distriktin Hickman tha se ky organ nuk mund ta vërtetonte “shkallën e dëmit ose të lëndimeve”. Ai tha kështu në një telefonatë të zhvilluar më herët.

Disa agjenci shtetërore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për ta vlerësuar dhe frenuar zjarrin, por fillimisht po qëndrojnë pak më larg për shkak të shqetësimit për shpërthime dytësore, thanë Shërbimet Emergjente.

Banorët që jetojnë afër objektit ku ndodhi shpërthimi thanë se i vërejtën pasojat.

“Mendova se shtëpia ishte shembur me mua brenda saj. Jetoj shumë afër saj dhe kuptova rreth 30 sekonda pasi u zgjova se duhej të ishte ajo” – i tha përmes telefonit agjencisë së lajmeve “Associated Press” amerikani Gentry Stover.

Kompania “Accurate Energetic Systems” është e specializuar në prodhimin e mjeteve shpërthyese ushtarake, sipas zyrës së policisë lokale.

Të Fundit

Sport

ShowBiz