
Në zyrat e Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina ka pritur një grup të rinjsh nga Kryeqyteti, me të cilët ka biseduar për sfidat që ata përballen çdo ditë dhe për mundësitë e tejkalimit të tyre.
Kupina tha se të rinjtë janë prioritet i Lidhjes së Prishtinës dhe prezantoi politikat e mbështetjes që kjo nismë planifikon të realizojë, përfshirë grante, bursa dhe subvencione në fusha të ndryshme si arsimi, sporti dhe kultura.