BallinaLajmeLajmet e FunditVivien Thano flet për ndarjen nga Getinjo: “Kam qenë në periudhë të...

Vivien Thano flet për ndarjen nga Getinjo: “Kam qenë në periudhë të errët, nuk dua ta shoh më veten ashtu”

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Vivien Thano flet për ndarjen nga Getinjo: “Kam qenë në periudhë të errët, nuk dua ta shoh më veten ashtu”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vivien Thano, ka folur hapur në një intervistë për “Top Albania Radio” lidhur me historinë e saj të shumëpërfolur me reperin Getinjo.

Marrëdhënia e tyre nisi para syve të publikut, por përfundoi me zhurmë, duke hapur debate dhe komente të shumta në rrjete sociale.

“Kam qenë në një gropë të errët”

Vivien tha se periudha pas ndarjes ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

“Herën e fundit që jemi takuar, që bëmë atë intervistën e famshme që plasi bomba gjithandej, unë kam qenë në një gjendje emocionale shumë të rënduar. Kam qenë në një periudhë shumë të errët, kisha rënë në një gropë, që do bëj gjithçka në jetën time vetëm që të mos ta shikoj më veten ashtu”, u shpreh ajo me sinqeritet.

Shkaku i ndarjes: “Nuk më pëlqen t’i bëj bishta gjërave”

E pyetur për arsyen e ndarjes, Thano kujtoi deklaratat e mëparshme ku përmendte varësinë e Getinjos ndaj lojërave të fatit.

“Unë jam gjithmonë ‘drejt e drejtë’. Ndoshta kjo është arsyeja pse jam këtu ku jam – për mirë e për keq. Kam humbur shumë, por edhe kam fituar. Ai muhabet nuk është se e shpika unë, sepse edhe ai vetë e kishte shprehur në këngë dhe në vende të tjera”, tha ajo.

A është ende Getinjo i varur nga lojërat e fatit?

Në këtë pikë, Vivien u tregua më e rezervuar.

“Nuk e di, nuk e kam idenë. Kam folur me disa shokë të tij që më kanë shkruar, edhe ata duken si dyshues. Por mua nuk më intereson më. I uroj vetëm më të mirat, sepse ka qenë një person i rëndësishëm për mua. Por kaq është. Jeta është njëkohësisht e bukur dhe e frikshme,” tha ajo, duke e mbyllur bisedën me tone më reflektuese.

Deklaratat e saj janë pritur me interes të madh nga ndjekësit, të cilët ende komentojnë për dinamikën e çiftit që dikur u cilësua si më i spikaturi në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz