back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaLajmeTime Kadrijaj: Nuk do ta votojmë asnjë kandidat

Time Kadrijaj: Nuk do ta votojmë asnjë kandidat

Të ngjajshme

Pa fitues në Prishtinë – Kosova merr një pikë të ‘artë’ ndaj Sllovenisë në ‘Fadil Vokrri’

Ka përfunduar pa fitues ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë,...

Kosova barazon me Slloveninë, shpresat për Botëror nuk shuhen

Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim...

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh për vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

Organizata bamirëse e OKB-së për fëmijë, UNICEF, ka paralajmëruar...

Sebastien Lecornu emërohet kryeministër i Francës

Pas një jave politikisht të trazuar, emri i kryeministrit...
- Advertisement -

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë të ditur se partia e saj nuk do të votojë për asnjë kandidat për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk e votojmë asnjë. Ata që e kanë bllokuar [Kuvendin] le ta zhbllokojnë. Ne kemi dashur t’i japim epilog. Asnjëherë nuk është politizuar kështu zgjedhja e një nënkryetari”, tha ajo për gazetarë.

E pyetur nëse do të votonin për Nenad Rashiqin nga partia Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Kadrijaj u përgjigj jo përsëri.

AAK-ja i ka 5 ulëse në Kuvend.

Kadrijaj theksoi se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje, në vazhdimësi, ka qenë që të mos konstituohet Kuvendi.

“Ju e dini që ka bërë minimumin e përpjekjeve për sigurimin e votave, qoftë edhe për kryetarin e Kuvendit. Ne kemi dashur t’i japim epilog për ta tejkaluar këtë gjendje. E keni parë që në mënyrë arbitrare, pa ndonjë mocion apo marrëveshje, është ndarë votimi i nënkryetarëve të komunitetit joshumicë, në mënyrë që t’i shkaktojë këto kauza të Albin Kurtit”, tha ajo./REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz