back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaLajmeEmisari i dialogut lajmërohet nga Belfasti ku ishin edhe Gërvalla dhe Gjuriq:...

Emisari i dialogut lajmërohet nga Belfasti ku ishin edhe Gërvalla dhe Gjuriq: U diskutua rëndësia e pajtimit, normalizimi kërkon durim

Të ngjajshme

Poezia e javës/ Leonard Cohen: Nr. 55

Pjesë e shkëputur nga kapitulli ‘Levels and Time’, i...

Rashiq serbëve që s’jetojnë në Kosovë: Mos ejani për të votuar Listën Serbe për 50 euro

Nënkryetari i sapozgjedhur i Kuvendi të Kosovës nga radhët...

Kiara na prezanton me “anëtarët më të rinj” të familjes

Së fundmi, Kiara ka ndarë me ndjekësit e saj...

Hasani i PDK-së tregon pse nuk votuan Rashiqin: Me një thes krejt janë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka...
- Advertisement -

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në rrjetin “X” ka publikuar foton e përbashkët të ministrave të Jashtëm nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Të pranishëm ishin edhe ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministri serb Marko Gjuriq.

E në komentin e tij, Sorensen ka pohuar se “normalizimi kërkon durim”.

“Faleminderit Mbretërisë së Bashkuar për takimin e shkëlqyer të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Belfast sot. Duke diskutuar rëndësinë e pajtimit, dëgjuam zërat dhe përvojat nga Irlanda e Veriut dhe se si normalizimi kërkon durim, këmbëngulje dhe ndërtim besimi”, thuhet në postimin e publikuar në rrjetin “X”.

Ndryshe, Bashkësia ndërkombëtare, prej vitesh, bën përpjekje të rrisë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë kaluar nëpër luftëra të përgjakshme në vitet ’90, dhe t’i përafrojë ato me Bashkimin Evropian. Për këtë qëllim ka iniciuar edhe Procesin e Berlinit në vitin 2014, i cili përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Çdo vit, përfaqësuesit e tyre mblidhen në samite, së bashku me ata të vendeve partnere, dhe bëjnë marrëveshje e deklarata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz