back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaShowBizEgla Ceno për imazhin e saj në ‘BBVA’: Nuk kam qenë e...

Egla Ceno për imazhin e saj në ‘BBVA’: Nuk kam qenë e urryer, prisha ca imazhe të përsosura hipokrizie

Të ngjajshme

Poezia e javës/ Leonard Cohen: Nr. 55

Pjesë e shkëputur nga kapitulli ‘Levels and Time’, i...

Rashiq serbëve që s’jetojnë në Kosovë: Mos ejani për të votuar Listën Serbe për 50 euro

Nënkryetari i sapozgjedhur i Kuvendi të Kosovës nga radhët...

Kiara na prezanton me “anëtarët më të rinj” të familjes

Së fundmi, Kiara ka ndarë me ndjekësit e saj...

Hasani i PDK-së tregon pse nuk votuan Rashiqin: Me një thes krejt janë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka...
- Advertisement -

Egla Ceno ka vendosur t’u përgjigjet ndjekësve “pa ojna”, përmes një serie pyetjesh në Instagram. Një prej pyetjeve më interesante lidhej me mënyrën se si ajo u perceptua brenda shtëpisë së Big Brother VIP, si një personazh “i urryer”. Në përgjigjen e saj, aktorja shpjegon se BBV është një show, jo një seminar motivimi, dhe se vendosi të tregonte forcën e saj pa kërkuar miratim nga askush:

“Ndoshta isha e ashpër, por kur je grua dhe s’ke askënd pas shpine, duhet të jesh shkëmb. Te ne një burrë që dominon është i fortë. Një grua që bën të njëjtën gjë është e urryer.”

Egla shton se zgjodhi të mos jetë e nënshtruar dhe të përfaqësojë gratë që nuk kanë frikë të jenë të forta:

“Zgjodha të jem pa kërkuar leje, me zë, me karakter, pa frikë dhe me pizhama.”

Në fund, ajo thekson se nuk e konsideron veten “të urryer”:

“S’kam qenë e urryer, thjesht prisha ca imazhe të përsosura hipokrizie. Pa ojná.”

Ky reagim i fitueses se ‘Big Brother VIP Albania’, Egla Cenos ka marrë shumë vëmendje në rrjet, duke u komentuar gjerësisht për mesazhin e fuqishëm që përcjell për gratë dhe perceptimin e forcës femërore në shoqërine tone.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz