back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaLajmeOSBE dhe Ambasada Gjermane kritikojnë KQZ-në për refuzimin e akreditimit të mediave...

OSBE dhe Ambasada Gjermane kritikojnë KQZ-në për refuzimin e akreditimit të mediave serbe për zgjedhjet lokale

Të ngjajshme

Elbert Krasniqi: Unë votoj për Nenad Rashiqin

Deputeti Elbert Krasniqi, ka thënë se do ta mbështesë...

Ushtria izraelite nis tërheqjen nga Gaza, publikohen pamje

Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar pamje të tërheqjes nga...

Konjufca: Kuvendi do të konstituohet sot, Kurti do të bëhet sërish kryeministër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se...

Konjufca: Presim që sot të përfundohet votimi për nënkryetarin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se...
- Advertisement -

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada e Gjermanisë kanë reaguar pas vendimit të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e lejuar akreditimin e disa mediave, përfshirë ato që raportojnë në gjuhën serbe, për zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel, më 12 tetor.

OSBE tha se është thellësisht e zhgënjyer me këtë vendim dhe theksoi se mediat duhet të kenë qasje të barabartë për të raportuar mbi zgjedhjet, transmeton lajmi.net.

Ata theksuan se ndalimi i mediave për shkak të gjuhës apo përkatësisë përbën shkelje të standardeve demokratike.

Reagimi i plotë i OSBE-së: 

“Misioni i OSBE-së në Kosovë shpreh zhgënjimin e fortë për vendimin e marrë sot nga disa anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të abstenuar ose votuar kundër kërkesave për akreditim që janë paraqitur nga të gjitha mediat në gjuhë serbe dhe të tjera për mbulimin e zgjedhjeve lokale të planifikuara të dielën, më 12 tetor.

Zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente varen nga qasja e hapur dhe e barabartë për të gjitha mediat që të vëzhgojnë, të raportojnë dhe të informojnë publikun për zhvillimet zgjedhore. Kufizimi i akreditimeve mediatike në bazë të përkatësisë komunitare, gjuhës ose orientimit editorial kufizon aftësinë e gazetarëve për të kryer detyrat profesionale.

Qasja ndaj informacionit në gjuhë komunitare përbën një aspekt themelor të kornizës shumëetnike dhe demokratike të Kosovës. Sigurimi i mundësive të barabarta për të gjitha mediat është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut në procesin zgjedhor, shmangien e sugjerimeve për praktika diskriminuese dhe përkrahjen e pjesëmarrjes së informuar nga të gjitha komunitetet.

Misioni mbetet i përkushtuar për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e shprehjes, pluralizmin mediatik dhe qasjen e barabartë ndaj informacionit për të gjitha komunitetet, në përputhje me parimet e OSBE-së dhe standardet ndërkombëtare. Ai u bën thirrje partive politike që të respektojnë këto vlera.”

Edhe Ambasada Gjermane në Prishtinë mbështeti deklaratën e OSBE-së, duke thënë se vendimi i disa anëtarëve të KQZ-së mund të dëmtojë besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Reagimi i plotë i Ambasadës së Gjermanisë:

“Ambasada Gjermane në Kosovë mbështet plotësisht deklaratën e lëshuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për sa i përket vendimit të fundit të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të abstenuan ose votuan kundër kërkesave për akreditim të mediave në gjuhë serbe dhe të tjera për mbulimin e zgjedhjeve lokale në vijim.

Në të njëjtën kohë, Ambasada përgëzon të gjithë anëtarët e KQZ-së që vepruan në mënyrë konstruktive dhe në frymën e lirisë së mediave.

Zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente varen nga qasja e barabartë për të gjitha mediat për të vëzhguar dhe raportuar procesin. Kufizimi i akreditimeve në bazë të gjuhës ose përkatësisë rrezikon përkeqësimin e besimit të publikut në institucionet demokratike dhe inkluzivitetin e kornizës zgjedhore të Kosovës.

Ambasada Gjermane bashkohet me Misionin e OSBE-së në thirrjen për të gjitha institucionet për t’i trajtuar të gjitha mediat në mënyrë të barabartë dhe për të ruajtur parimet e lirisë së mediave dhe mosdiskriminimit.”/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz