back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaLajmeKushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, PS- strukturave: Vijoni punën, vendimi përfundimtar me...

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, PS- strukturave: Vijoni punën, vendimi përfundimtar me 31

Të ngjajshme

Dështon edhe Elek, s’bëhet nënkryetar

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek u propozua tri...

As për herë të dytë Slavko Simiq nuk i ka votat e mjaftueshme

Kandidati i propozuar nga Lista Serbe për nënkryetar të...
- Advertisement -

Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pezulluar përkohësisht dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Tiranës.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se strukturat e PS në kryeqytet janë udhëzuar të vijojnë normalisht aktivitetet dhe takimet e planifikuara.

Në komunikimin e shpërndarë për strukturat, theksohet se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, puna organizative nuk duhet të ndalet, pasi vendimi përfundimtar për shkarkimin e Erion Veliajt pritet të shpallet më 31 tetor.

Mesazhi i PS:
Siç u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk ndikon në zhvillimin e zgjedhjeve të parashikuara për 9 nëntor. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të shpallet më 31 tetor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz