back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaLajmeNisma pa ndonjë qëndrim për seancën e nesërme

Nisma pa ndonjë qëndrim për seancën e nesërme

Të ngjajshme

RABANICË – KUSH FITOI DERIVATE TEK KASTRATI NË LOJËN “MBUSHE 15, FITO 15”?

Dje, në pikën KASTRATI në Grabanicë, Klinë, u zhvillua...

Elbert Krasniqi: Unë votoj për Nenad Rashiqin

Deputeti Elbert Krasniqi, ka thënë se do ta mbështesë...

Ushtria izraelite nis tërheqjen nga Gaza, publikohen pamje

Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar pamje të tërheqjes nga...
- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese më 8 tetor ka publikuar aktgjykimin e plotë pas ankesës së Listës Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Gjykata ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa ka dhënë 12 ditë afat për deputetët që të përfundojnë procesin e konstituimit.

Afati prej 12 ditësh ka nisur të rrjedhë prej ditës kur aktgjykimi i plotë u publikua në faqen zyrtare të gjykatës – më 8 tetor.

E nesër mbahet seanca e radhës mirëpo nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar se si do të veprojnë.

Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku për Indeksonline thotë se vendimin do ta marrin sonte vonë ose nesër para seancës.

”Sonte do të takohemi me kryetarin Limaj, vendimarrje për votim nuk kemi sepse nuk jemi takuar ende, përndryshe vendimin e Gjykatës e respektojmë” ka thënë Izmaku për Indeksonline.

Seanca mbahet nga ora 10:00./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz