back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëTrump pritet që këtë vikend të vizitojë Izraelin dhe Egjiptin

Trump pritet që këtë vikend të vizitojë Izraelin dhe Egjiptin

Të ngjajshme

Intonohet himni i Republikës së Kosovës, Lista Serbe lëshon sallën

Lista Serbe ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës...

Kurti e lëviz paksa Çekun, nga ministër i Kulturës në Arsim

Ish-minsitri i Kulturës, më pas kandidat për Kryetar të...

Prezantimi i kabinetit të ri nga Kurti, Tahiri: Qeveri me përmasa të Kinës

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri,...

Fluturon numri i ministrive, Kurti i prezanton 20 ministri e 3 zv/kryeministra

I mandatuari për kryeministër Albin Kurti ka prezantuar sonte...

Presidenti amerikan Donald Trump është raportuar se këtë vikend do të shkojë për vizitë në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Zyra e presidentit izraelit thotë se Trumpi pritet të jetë në Jerusalem të dielën.

Planet e mëparshme të Isaac Herzog për të dielën ishin anuluar në prag të vizitës së mundshme të Trumpit, tha zyra në një deklaratë.

Media izraelite kishte raportuar dje se qeveria po përgatitej të priste Trumpin në rast se pengjet liroheshin.

Po ashtu, edhe BBC shkruan se Trumpi mund të vizitojë edhe Egjiptin këtë fundjavë.

Të mërkurën, presidenti sugjeroi se mund të udhëtojë në Lindjen e Mesme drejt fundit të javës.

Kur u pyet nëse udhëtimi i tij në Lindjen e Mesme mund të përfshijë Gazën, ai tha: “Mund ta bëj këtë.”

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, e kishte ftuar gjithashtu Trumpin në Egjipt dje për të festuar nënshkrimin e një marrëveshjeje armëpushimi, shkruajnë Sky News dhe BBC./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz