back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmeAAK: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nuk do ta...

AAK: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nuk do ta votojmë kandidatin e Listës Serbe

Të ngjajshme

- Advertisement -

Një ditë para vazhdimisht te seancës konstituive deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj tha se partia e tij do ta respektojnë në përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Brahimaj shtoi se nuk pret ndonjë rezultat sa i përket zgjedhjes së nënkryetarit serb, teksa bëri të ditur se si parti politike nuk do ta votojnë asnjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

“Në përpikëri prej seancës së parë deri më sot ne kemi respektuar të gjitha ato çka kanë dalë nga vendimet e Gjykatës kushtetuese edhe kësaj radhe do ta respektojmë në plotni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se nesër do të jetë skenar i njëjtë ashtu siç kanë bërë në seancën e fundit LVV-ja me kryesuesin Basha. Interesi i Kurtit nuk është që të formohen institucionet por të vazhdohet kështu në pafundësi. Se besoj se do të ketë zgjidhje(nesër) sepse VV-ja është interesuar ta vazhdojë këtë ngërç. Në paraprakisht si grup parlamentar do të takohemi konsultoheni dhe përpikëri do ta respektojmë vendimin e gjykatës. Në vendimet e gjykatës thuhet se duhet të marrim pjesë në votim por besoj se për listën serbe s’do të kemi votë”, tha Brahimaj për RTV21.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz