back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmeNënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Urgjencës së qytetit dhe QMF-së në Klinë,...

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Urgjencës së qytetit dhe QMF-së në Klinë, Elezaj: Kjo është dëshmi e qeverisjes sonë të mirë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se është nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Urgjencës së qytetit dhe QMF-së në Klinë.

Elezaj përmes një postimi në facebook është shprehur se ndërtimi i këtij objekti të ri është në bashkëpunim  me shoqatën “Qendresa kosovare”.

“Sot, filluam ditën me një lajm të mirë për qytetarët e Klinës. Komuna e Klinës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “Qendresa kosovare”, e përfaqësuar nga drejtori z. Islam Cakaj, për ndërtimin e objektit të ri të Urgjencës së qytetit dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF).

Ky objekt modern do të ndërtohet në fshatin Dresnik, afër shtëpisë për të moshuar dhe shumë pranë rrugës së transitit, e cila pritet të ndërtohet së shpejti. Projekti është me rëndësi të veçantë për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe për sigurimin e shërbimeve urgjente e cilësore për qytetarët tanë”, ka shkruar Elezaj.

Ndërsa ka shtuar se bashkëpunime të tilla me organizata të huaja janë dëshmi e qeverisjes sonë të mirë, transparente dhe me qasjen e drejtë ndaj nevojave të qytetarëve tanë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz