back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës vazhdon bastisjen në banesën e Fatmir Shehollit

Policia e Kosovës vazhdon bastisjen në banesën e Fatmir Shehollit

Të ngjajshme

- Advertisement -

Pas arrestimit të analistit, Fatmir Sheholli nën dyshimin për veprën “Spiunazh”, Policia e Kosovës po vazhdon bastisjen në banesën e tij.

Prej disa orësh, zyrtarët policorë po kryejnë bastisje në banesën e tij.

Në lidhje me arrestimin e Shehollit pati një deklarim nga Prokuroria Speciale, dhe një reagim nga ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla i cili ndër të tjerash tha se në Kosovë nuk ka vend për spiunët e Serbisë.

“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Kurse Sveçla ka thënë se pret trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili sipas tij përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj. Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, ka shkruar Sveçla./Lajmi.net./

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz