
Të mërkurë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino u dekorua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për kontributin e tij në zhvillimin dhe afirmimin ndërkombëtar të futbollit kosovar.
Ndërkaq sot, e para e vendit tha se Infantinon, Kosova do ta kujtojë gjithmonë si dikush që qëndroi përkrah vendit në kohë vendimtare.
“President Gianni Infantino, Kosova do ta kujtojë gjithmonë që qëndruat përkrah nesh në kohë vendimtare. Ju besuat në potencialin tonë dhe në fuqinë bashkuese të sportit, në një kohë kur vetë besimi kërkonte guxim!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndër të tjera, presidentja Osmani tha se Infantino është një mik i vërtetë i futbollit, njashtu edhe i Kosovës.