back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmeArrestohet Fatmir Sheholli, Sveçla jep vetë lajmin: I dyshuar për përfshirje në...

Arrestohet Fatmir Sheholli, Sveçla jep vetë lajmin: I dyshuar për përfshirje në spiunazh

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Prishtinë, autoambulanca në vend të ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në...

Prej vizitave, te tubimet e takimet, Përparim Rama: Faleminderit Prishtina

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar fushatën para...

Vuçiq: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia kërkon...

FSK merr medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Britani

Ekipi i FSK’së është dekoruar me medaljen e argjendtë...
- Advertisement -

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Prokurorinë, ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, i cili dyshohet për përfshirje në veprimtari spiunazhi.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një njoftimi publik, duke theksuar se ky rast përbën një nga aktet më të rënda kundër sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti,” ka deklaruar Sveçla, duke shtuar se Sheholli, pavarësisht hapësirës së madhe mediatike që ka pasur në vend, dyshohet se ka bashkëpunuar me akterë që punojnë kundër progresit dhe stabilitetit të Kosovës.

Sveçla ka theksuar përkushtimin e institucioneve për të mbrojtur vendin nga të gjitha qarqet që rrezikojnë sigurinë e tij, duke nënvizuar se koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka marrë fund.

“Kushdo që punon për Serbinë dhe kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm,” ka shtuar ai. “Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz