back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaSportFoda: Për çdo lojtar, Kombëtarja gjithmonë duhet të jetë më e larta

Foda: Për çdo lojtar, Kombëtarja gjithmonë duhet të jetë më e larta

Të ngjajshme

- Advertisement -

Selektori i Kosovës, Franko Foda, ishte mysafiri i radhës në emisionin ”FFK Podcast”.

Ai foli për shumë tema para dy ndeshjeve tepër të rëndësishme të muajit tetor, ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, në kualifikueset për Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.

Ai mes tjerash foli edhe për një dukuri që shpesh u përball Kosova në kohet e fundit, kur futbollistët për arsye të ndryshme refuzuan të grumbulloheshin në ndeshje e kombëtares.

“Për çdo lojtar, Kombëtarja gjithmonë duhet të jetë më e larta. Po je i shëndetshëm, duhet të jesh në dispozicion për Kombëtaren – përfaqëson gjithë vendin; i gjithë vendi është pas teje. Kjo e dallon nga klubi. Në klub ke shumë tifozë, por jo gjithë vendin”, deklaroi Franco Foda./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz