back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmePlagosja e zyrtarit të BDI-së, deklarohen nga Prokuroria

Plagosja e zyrtarit të BDI-së, deklarohen nga Prokuroria

Të ngjajshme

Këngëtares serbe i ndalohet hyrja në Jarinjë, kthehet mbrapsht në Serbi

Këngëtares serbe, Anđela Ignjatović Breskvica i është ndaluar hyrja...

Mbyllja e qeverisë amerikane, Rubio nuk do të marrë pjesë më në bisedimet për Gazën

Sekretari i shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, ishte paraparë...

Salah e kualifikon Egjiptin në Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Egjiptit ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror...
- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Maqedoninë e Veriut njofton se atentati ndaj kandidatit për kryetar të Këshillit Komunal, Zekirija Shahini, nga të dhënat fillestare, nuk ishte politik.

Por, nga Prokuroria shtuan se rrethanat po verifikohen dhe se po mblidhen gjurmët dhe dëshmitë materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Nga Prokuroria thonë se autoritetet ende janë në kërkim të autorit.

“Në lidhje me ngjarjen në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprime hetimore. Po mblidhen gjurmë dhe dëshmi materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Në të shtënat është plagosur një person, ndërsa autori është në kërkim. Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike pas incidentit të armatosur, por të gjitha rrethanat po verifikohen”, thonë nga Prokuroria.

Dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij, rreth orës 13:54 minuta. Nga të shtënat, Shahini ka mbetur i plagosur dhe me ndihmën e parë është dërguar në Spitalin e Qytetit në Kumanovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz