back to top
Tuesday, October 7, 2025
BallinaLajmePolicia sekuestron armë në dy raste të ndara në Rahovec pasi publikuan...

Policia sekuestron armë në dy raste të ndara në Rahovec pasi publikuan video në rrjete sociale, arrestohet një i mitur

Të ngjajshme

Wanda Nara me foto provokuese, shfaqet veç në të brendshme

Vetëm pak ditë më parë Wanda Nara trazoi rrjetin...

Hamasi zbulon kërkesat për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon lirimin e menjhershëm të pengjeve, Hamasi zbulon...

Elezaj i bindur në fitoren në Klinë, Zajmin e quan “bastion të Aleancës”

Kandidati për kryetar të Klinës, Zenun Elezaj, është takuar...

KE-ja propozon dyfishimin e tarifave ndaj importeve të çelikut

Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e tarifave për importin...
- Advertisement -

Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore pasi kanë pranuar informata lidhur me dy raste të ndara që kishin të bëjnë me përdorim dhe posedim të paautorizuar të armëve të zjarrit.

Në rastin e parë, një i dyshuar i mitur kishte publikuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë zjarri.

“Gjatë kontrollit në vendbanimin e tij në fshatin Qifllak – Rahovec, janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri të gjata, një pistoletë me një karikator, një karikator tjetër, 207 fishekë të llojeve të ndryshme dhe nëntë gëzhoja kalibër 9mm”, ka njoftuar Policia.

Në rastin e dytë, pas publikimit të një videoje tjetër ku shihej një person duke përdorur armë të dyshuar të llojit pistoletë, është identifikuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Gjatë kontrollit në vendbanimin e tij, në fshatin Fortesë – Rahovec, janë sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore, për të dy rastet është iniciuar procedurë penale për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Njëri nga të dyshuarit (i dyshuari në rastin e parë) është ndalur në mbajtje për 24 orë, ndërsa i dyshuari në rastin e dytë është liruar në procedurë të rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të  vazhdoj të angazhohet në parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit dhe mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë i Policisë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz