back to top
Wednesday, October 8, 2025
BallinaLajmeArifi: Qeveria Kurti e ka larguar Kosovën nga partneriteti me BE-në

Arifi: Qeveria Kurti e ka larguar Kosovën nga partneriteti me BE-në

Të ngjajshme

Cakolli: Gjasat janë të mëdha që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Eugen Cakolli nga KDI në një lidhje drejtpërdrejt në...

Lufta në Gaza, Izraeli përgatitet të marrë pengjet

Një burim i njohur me detajet e negociatave në...

Gjermania instalon lazer në aeroportin e Mynihut për të mbrojtur nga dronët

Një instalim lazeri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut...

Wanda Nara me foto provokuese, shfaqet veç në të brendshme

Vetëm pak ditë më parë Wanda Nara trazoi rrjetin...
- Advertisement -

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka deklaruar se Kosova është larguar nga proceset ndërkombëtare si pasojë e politikave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe qëndrimeve të tij ndaj Bashkimit Evropian.

Në TV Dukagjini, Arifi ka thënë se në katër vitet e fundit Kosova ka humbur pozicionin që kishte më parë në raport me partnerët ndërkombëtarë, duke shtuar se aktualisht asnjë nga liderët e BE-së nuk i besojnë më Kurtit.

“Kosova e ka larguar vetën nga proceset. Politikat e Kurtit ne nuk jemi në pozicionin që e kemi pas para 4-5 vjet më parë. Asnjë nga liderët e BE-së nuk i beson Kurtit. Nuk komunikojnë me ta, nuk u besojnë. Dhe këtë proces janë duke shtyrë vetë, pa Kosovën. Kosova me Kurtin e ka treguar një arrogancë dhe një sjellje kontrolluese në përpjekje. Nëse i sheh pronucimet që i ka pas Kurti, zëvendëskryeministri, deputetët e tij karshi BE-së, shumicën e rasteve kanë qenë fyese, shumicën e rasteve kanë qenë nga një perspektivë e një inspektori të përgjithshëm të verimeve të BE-së. Zëvendëskryeministri i Kosovës i interpretonte veprimet e BE-së, se a janë të mirë a këqija. Dhe gradualisht ata e kanë larguar Kosovën nga partneritetit…

Së pari asnjë qeveri nuk ka pas politik sistematike kundër BE-së dhe Amerikës. Apo kundër politike të tyre”, ka thënë Arifi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz