back to top
Wednesday, October 8, 2025
BallinaLajme​Drejtori i Policisë dhe Ambasadori i BE-së në Kosovë flasin për bashkëpunimin...

​Drejtori i Policisë dhe Ambasadori i BE-së në Kosovë flasin për bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë

Të ngjajshme

Cakolli: Gjasat janë të mëdha që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Eugen Cakolli nga KDI në një lidhje drejtpërdrejt në...

Lufta në Gaza, Izraeli përgatitet të marrë pengjet

Një burim i njohur me detajet e negociatave në...

Gjermania instalon lazer në aeroportin e Mynihut për të mbrojtur nga dronët

Një instalim lazeri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut...

Wanda Nara me foto provokuese, shfaqet veç në të brendshme

Vetëm pak ditë më parë Wanda Nara trazoi rrjetin...
- Advertisement -

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është pritur sot në takim nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, ku diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, me qëllim të forcimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të sigurisë për të gjithë qytetarët.

Gjatë takimit, Hoxha e njoftoi ambasadorin Orav për prioritetet strategjike të Policisë së Kosovës, përfshirë angazhimet në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, luftimin e krimit të organizuar, dhe përballjen me sfidat aktuale në fushën e sigurisë.

Sipas një njoftimi të Policisë, ky takim konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për institucionet e rendit dhe ligjit në Kosovë, si dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz