back to top
Tuesday, October 7, 2025
BallinaSportNga aeroporti, direkt në stërvitje, ky është futbollisti që iu bashkua Shqipërisë...

Nga aeroporti, direkt në stërvitje, ky është futbollisti që iu bashkua Shqipërisë në minutat e fundit

Të ngjajshme

Limaj flet për luftë speciale në Kosovë: Po preken të arriturat më të rëndësishme të shtetit

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në “Rubikon” në...

Dogana ndalon në Vërmicë pajisje pune të padeklaruara

Sot në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, nga zyrtarët doganorë...

Petrova e Shtimes i bëson Kastriot Shabanit

Kryetari i LDK-së në Shtime, Kastriot Shabani, ka falënderuar...
- Advertisement -

Udhëtimi rraskapitës nga Amerika e largët, ka bërë që Enea Mihaj të ishte emri i fundit që i bashkohej Kombëtares shqiptare për përgatitjen e ndeshjeve ndaj Serbisë dhe Jordanisë.

Qendërmbrojtësi është bërë pjesë e Atlanta Junajtid në MLS dhe ky ishte udhëtimi  parë ndërkontinental që kur iu bashkua klubit amerikan, meqë nuk u ftua për ndeshjet e shtatorit.

Mihaj këtë radhë nuk mungoi në listën e Silvinjos, por ishte një mungesë në stërvitjen e së hënës, teksa mund të ndodhte e njëjta gjë për të martën. Udhëtimi i gjatë ka bërë që ai të mbërrinte vetëm sot në drekë në Shqipëri dhe pas një ndalese të shkurtër në hotel, ka shkuar menjëherë te “Shtëpia e Futbollit” për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës për stërvitjen.

Ai mbërriti sapo ekipi kishte filluar ushtrimet nën urdhrat e trajnerit Silvinjo, duke qenë në gjendje që të merrte pjesë në seancën e sotme. Mihaj shihet si një alternativë e rëndësishme për prapavijën nga trajneri Silvinjo, sidomos në këtë moment kur mungojnë në grumbullim dy emra si Ismajli e Kumbulla.

mihaj2 (1)
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz