back to top
Wednesday, October 8, 2025
BallinaShowBizTrump konfirmon: “Diddy kërkoi falje presidenciale”

Trump konfirmon: “Diddy kërkoi falje presidenciale”

Të ngjajshme

Cakolli: Gjasat janë të mëdha që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Eugen Cakolli nga KDI në një lidhje drejtpërdrejt në...

Lufta në Gaza, Izraeli përgatitet të marrë pengjet

Një burim i njohur me detajet e negociatave në...

Gjermania instalon lazer në aeroportin e Mynihut për të mbrojtur nga dronët

Një instalim lazeri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut...

Wanda Nara me foto provokuese, shfaqet veç në të brendshme

Vetëm pak ditë më parë Wanda Nara trazoi rrjetin...
- Advertisement -

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se reperi i njohur Sean “Diddy” Combs i ka kërkuar falje presidenciale. Kjo deklaratë u bë gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale, ndërsa Trump po përgjigjej mbi mundësinë e faljes së Ghislaine Maxwell.

“Shumë njerëz më kanë kërkuar falje. Unë e quaj Puff Daddy, ai më ka kërkuar falje,” tha Trump. Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por shtoi se nuk ishte i sigurt nëse do të merrte parasysh kërkesën.

Combs u dënua javën e kaluar me katër vjet e dy muaj burg federal për akuza mbi transportim për prostitucion. Gjatë një interviste për Newsmax në gusht, Trump tha: “Ishte në një farë mënyre gjysmë-i pafajshëm. Ishim miqësorë. Por kur kandidova për president, ai u tregua shumë armiqësor.”

Kur një gazetar e pyeti nëse kjo do të ndikonte në vendimin për falje, Trump u përgjigj: “Kur dikush është armiqësor, është më e vështirë ta falësh. Por po jem i sinqertë, ka më shumë gjasa të jetë ‘jo’ për Combs.”

Avokati i Combs, Marc Agnifilo, deklaroi për Variety se nuk kishte dijeni për ndonjë komunikim me administratën Trump. “Nuk jam i përfshirë në asgjë të tillë. Ndonjëherë mendoj se është thjesht thashethem,” tha ai.

Ndërkohë, avokatët e Combs kanë kërkuar që ai të vuajë dënimin në burgun Fort Dix në New Jersey, për të qenë më pranë familjes dhe për të ndjekur trajtime kundër abuzimit me drogën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz