BallinaJetëFtohje, grip apo Covid? Si të parandalojmë format më të rënda

Ftohje, grip apo Covid? Si të parandalojmë format më të rënda

Të ngjajshme

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Në këtë periudhë vjeshte shumë njerëz janë me kollë dhe u rrjedhin hundët, ndoshta edhe dikush afër jush. Por si të dallojmë nëse është vetëm një e ftohur, grip apo Covid? Dhe si të mbrohemi?

Mjeku britanik, Oscar Duke, i njohur edhe si prezantues në emisionin e BBC-së Morning Live, ka dhënë disa këshilla praktike.

A sjell moti i ftohtë ftohjet?

Duke ka thënë se ende nuk ka prova të qarta se i ftohti dobëson sistemin imunitar.
“Ditët më të shkurtra na bëjnë të qëndrojmë më shumë brenda, në ambiente të ngrohta dhe të mbyllura – dhe ky është mjedisi ideal për viruset”, ka theksuar ai.

Fëmijët që kthehen në shkollë pas pushimeve verore shpesh sjellin në shtëpi viruse të shumta. Edhe studentët e rinj, që jetojnë në konvikte dhe festojnë shpesh, e përhapin më shpejt infeksionin, pasi alkooli dhe lodhja dobësojnë mbrojtjen natyrale të trupit.

Si t’i dallojmë: ftohje, grip apo Covid?

Ftohja

-Fillon gradualisht

-Prek më shumë hundën dhe fytin

-Shenjë e hershme: ndjesi presioni në vesh

-Kollë me sekrecione

Gripi

-Fillon papritur

-Ndihesh shumë i lodhur

-Temperaturë, dhimbje muskujsh, dobësi

-Kërkon pushim në shtrat

-Kollë e thatë

Covid

-Simptoma të ngjashme me gripin

-Humbje e shijes ose nuhatjes

-Diarre ose shqetësime në stomak

-Variantet e reja Stratus dhe Nimbus shfaqen shpesh me “dhimbje fyti therëse”

 “Simptomat e këtyre viruseve shpesh mbivendosen, por humbja e nuhatjes ose shijes mbetet një shenjë tipike për Covid”, ka theksuar Duke.

Nëse simptomat nuk lehtësohen pas tre javësh, ose nëse keni probleme me frymëmarrjen apo sëmundje të tjera shoqëruese, këshillohet të kërkohet ndihmë mjekësore.

Çfarë mund të bëjmë për t’u ndjerë më mirë?

Trupi ynë ka aftësi të natyrshme për të luftuar viruset, por disa ndihma janë të dobishme.

Paracetamol ose ibuprofen

“Këto janë zgjedhja e parë për uljen e temperaturës dhe dhimbjeve. Por kujdes, shumë shurupe kundër kollës përmbajnë paracetamol, ndaj mos e teproni”, ka paralajmëruar Duke.

Vitamina C

Shumë mendojnë se ndihmon kundër ftohjes, por mjeku shton se “nëse nuk keni mungesë, dieta e shëndetshme dhe e balancuar është më e rëndësishme se suplementet”.

Rekomandimi kryesor është pushimi dhe kujdesi ndaj vetes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz