Në Gjykatën Speciale në Hagë, po vazhdon dëshminë ish-zëvendësi i Bernard Kouchner, James Peter Covey.
Ai nga njëri nga gjykatësit e trupit gjykues të Gjykatës Speciale, është pyetur nëse i kishin thënë New Yorkut, që nënkupton selisë së OKB-së, që nuk duhej ta përfshinin Thaçin në një veprimtari, pasi nuk ka autoritet dhe kontroll.
“Jo, marrëdhënia jonë me New Yorkun ishte e komplikuar, ne nuk prisnim shumë udhëzime nga ata sepse ata nuk e kishin të qartë panoramën në terren. Ata ishin objekt trysnish dhe ne nuk kishim drejtpërsëdrejti sekretariatin e OKB-së, që është përgjegjës për këshillin e sigurisë, ku ishte një amabasdor shumë i zgjuar dhe me shumë ndikim. Po flas për Lavrov, besoj e keni të qartë. Pra, ne ishim në dijeni që pikëpamjet e tyre lidhur me çdo temë apo çdo aspekt që mund të gjeneronte apo të qonte në ankesa nga pala ruse, atëherë situata bëhej shumë e komplikuar dhe kjo është pasqyruar në pikëpamjet e tyre sa i takton DTR-së, transformimit nga UÇK në TMK. Pra, nuk i informonim tërësisht jo. Nuk po them që nuk i informonim fare, por nuk jepnim me dëshirë informacione sa i përket operacioneve të KFOR-it, dhe nuk i mirëpresim me dëshirë këto udhëzime të tyre.”, ka thënë Covey.
Ai ka treguar edhe se si Kuchner e kishte marrë mandatin, për çka tha se ishte i vetmi person “në rruzull tokësor që kishte investuar për të fituar këtë mandat”.
Covey tha se të gjithë të tjerët, duke përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm, kishin interesa tjera që donin të përmbushnin, e që sipas tij donin të gjenin një kompromis sa i takon mandatit që i ishte dhënë Kuchnerit, për çka tha se ishin plotësisht në dijeni për këtë situatë.
Gjykatësi e pyeti nëse i kujtohet se a janë takuar Kuchner me Thaçin, ai tha jo por vazhdon të supozoj se ka ndodhur pasi nuk i kujtohet për siguri.
“Pse u takuat jo me Çekun dhe Kuchner me Thaçin, pse u mor ky vendim?”, pyeti gjyqtari-Coveyn.
“Do të duhet të spekuloj pak tani. Unë kisha marrëdhënie të mirë pune me Çekun sidomos tani që po formohej TMK-ja, ende s’ishte tërësisht funksionale, por ishte pjesë e fushëveprimit të UNMIK-ut dhe Kuchner ishte fokusuar më në përgjithësi për tërë Kosovën. Synonte që Kosova të shkonte drejt një rrugëtimi demokratik, kishim ndarë detyrat. Nuk ishte e nevojshme që të bënim çdo gjë bashkë, mund t’i ndanim detyrat”, ka thënë covey.
Ai u pyet a e morën vendimin bashkë me Kuchner, për çka tha se nuk i kujtohet dhe se mund ta kishte propozuar edhe ai.
Covey u pyet edhe nëse e din nëse njësitet paramilitare serbe kanë operuar në Kosovë edhe pas 20 qershorit të vitit 1999, për çka tha jo nuk e din. /Lajmi.net/