BallinaLajme“Kishte ndarë pushtetin dhe vëmendjen me Rugovën që e kishte sharë më...

“Kishte ndarë pushtetin dhe vëmendjen me Rugovën që e kishte sharë më parë”, Covey flet për raportin Thaçi-Rugova

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Në Gjykatën Speciale në Hagë, po e vazhdon dëshminë e tij ish-zëvendësi i Bernard Kuchner, Jock Covey.

Ai tregoi se në Kosovë ishte i punësuar për rreth 1 vit e gjysmë, e që gjatë kësaj periudhe duke hamendësuar tha se kishte takuar Thaçin të paktën 6 herë.

Njëri nga gjykatësit e trupit gjykues, e pyeti atë për një deklaratë ku tha se Thaçi i ka ndarë mendjen, pushtetin dhe personat me ata që i kishte denoncuar më parë.

“Bëhet fjalë për Rugovën, të cilin Thaçi e kishte sharë në mënyrë dramatike dhe në fillim dukej se kishte armiqësi të dukshme, të konsiderueshme ndaj tij. Me kalimin e kohës, në kuadër të zhvillimeve ai e ndryshoi këtë sjellje në mënyrë thelbësore. Brenda disa muajve, ai filloi të ndante pushtin, vëmendjen me të dhe këtu bëhej fjalë për një politikan. Ndarja e vëmendjes është shumë e vështirë për një politikan, pra ai po ndante pushtetin dhe vëmendjen me atë person që e kishte sharë më parë. Nuk kam dijeni që ai të ketë pasur të njëjtën armiqësi ndaj Qosjës, por kryesisht kisha në mendje Rugovën”, tha Covey. /Lajmi.net/ 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz