Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër në Podujevë.
Të njëjtit dyshohet se kanë ushtruar dhunë psiqike dhe e kanë dëbuar nga shtëpia viktimën femër.
Lidhur me rastin palët e përfshira në rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me vullnetin e saj është dërguar në strehimore./Lajmi.net/
- Advertisement -