BallinaLajmeSi po reagon bota ndaj ndalimit të flotës humanitare për Gazën?

Si po reagon bota ndaj ndalimit të flotës humanitare për Gazën?

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Izraeli ndaloi flotën Global Sumud, që po drejtohej drejt Gazës, duke shkaktuar reagime të ashpra nga liderë botërorë dhe protesta në qytete të ndryshme si Stambolli, Athina, Buenos Aires, Roma, Berlini dhe Madridi.

Në flotilje ishin rreth 500 persona nga të paktën 44 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Belgjikën, Spanjën, Malajzinë, Turqinë dhe Kolumbinë.

Reagimet kryesore nga vendet e ndryshme:

Turqia: Ministria e Jashtme e quajti ndalimin “akt terrorist” dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, duke kritikuar qeverinë e Netanyahu për politikën fashiste dhe agresive ndaj Palestinës.

Malajzia: Kryeministri Anwar Ibrahim kërkoi lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të Malajzisë dhe paralajmëroi masa ligjore ndaj Izraelit.

Kolumbia: Presidenti Gustavo Petro njoftoi dëbimin e diplomatëve izraelitë dhe anulimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Izraelin.

Italia: Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se Izraeli ka premtuar se nuk do të ketë dhunë ndaj flotiljes. Sindikatat italiane njoftuan grevë të përgjithshme në shenjë solidariteti.

Greqia dhe Italia: Bënë thirrje për sigurinë e pjesëmarrësve dhe për garantimin e shërbimeve konsullore.

Irlanda: Presidenti Michael D. Higgins akuzoi Izraelin për bllokimin e ndihmave humanitare për Gazën.

Belgjika: Ministri Maxime Prévot kërkoi respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe kthimin sa më shpejt të qytetarëve belgë.

Francë: Ministria e Jashtme kërkoi që Izraeli t’u sigurojë qytetarëve francezë akses në shërbime konsullore dhe kthim të shpejtë në vend.

Shtetet e Bashkuara: 20 ligjvënës demokratë kërkuan veprime për mbrojtjen e flotiljes.

OKB-ja: Edhe pse nuk ka reaguar zyrtarisht për arrestimet, raportuesja speciale për Palestinën, Francesca Albanese, kritikoi ashpër Izraelin dhe heshtjen e Perëndimit ndaj veprimeve të qeverisë Netanyahu transmeton klankosova

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz