BallinaLajmeKandidatja që quajti Policinë e Kosovës “terroristë”, ende në garë me mbështetjen...

Kandidatja që quajti Policinë e Kosovës “terroristë”, ende në garë me mbështetjen e Nenad Rashiq – për audio-incizimet thotë: Janë të montuara

Të ngjajshme

Foda: Jemi gati, kemi dëshmuar që mund të fitojmë si mysafirë

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para...

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit, Sallahu: Jam jashtëzakonisht i lumtur

Gjykata Kushtuese ka vendosur lidhur me dekretin e Presidentes...

Nagavci: Osmani e shkeli Kushtetutën, nuk veprohet për inate personale

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi se dekreti i shpallur...

“Dardanët” zbarkojnë në Bratisllavë

Kombëtarja e Kosovës ka ateruar para pak minutash në...

Para pak ditësh u raportua se Vesna Pantoviq, e cila gjatë deklarimeve të saj e quajti Policinë e Kosovës “terroristë” teksa fliste për sulmin e armatosur në Banjskë, vazhdon të jetë pjesë e listës zgjedhore të Nenad Rashiq, madje si kandidate për kryetare të Leposaviqit në zgjedhjet që po mbahen në veri të vendit.

Pantoviq në deklaratat e saj ka fyer haptas zyrtarët policorë të Kosovës, ka ofenduar drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe ka përhapur narrativa që i portretizojnë grupet serbe të armatosura – përfshirë edhe terroristët e lidhur me Milan Radoiçiq – si “mbrojtës të kishave dhe territorit”, raporton lajmi.net

Megjithatë, këto deklarata skandaloze nuk duket se e kanë shqetësuar Nenad Rashiqin, i cili e ka mbështetur kandidaturën e saj pa rezerva.

Rashiq u përball edhe me një pyetje tjetër gjatë telefonatës me gazetarin, në lidhje me një audio-incizim të publikuar nga mediumi “Pa Rrotlla”, ku dëgjohet duke diskutuar për shuma të konsiderueshme parash, plane për shpenzime e konkurse, së bashku me një person të quajtur Milan Dabiç.

Më poshtë gjeni storien e plotë të përgatitur nga gazetari Selim Miftari:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz