BallinaLajmeErmal Hasimja, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës?

Ermal Hasimja, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës?

Të ngjajshme

Zbulohet lidhja e fshehtë mes Unikatilit dhe modeles kosovare

Viktor Paloka i njohur si Unikatil vazhdon të mos...

Zyrtare: Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshe

Skuadra shqiptare, Flamurtari i Vlorës e ka përjashtuar edhe...

APK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për...

Politologu Ermal Hasimja u shpreh se e dinte që emri i tij diskutohej si kandidat për bashkinë e Tiranës, por biseda nuk kishte shkuar deri tek ideja e propozimit.

Në një prononcim për “Ora News”, ai tha se nuk e ka pritur këtë propozim potencial.

“E dija që emri diskutohej, flitej, por me thënë të vërtetën nuk është se ishte shkuar biseda deri tek ideja e propozimit”, tha Hasimja.

Ai tha se ka miq në partitë opozitare dhe me ta e ka diskutuar si ide kandidaturën e tij potenciale.

“Por me thënë të vërtetën nuk është se e kam marrë ndonjëherë shumë seriozisht sepse është diçka që për nga vetë pesha që ka, nuk është e lehtë ta marrësh si nismë, si ide, që ta mendosh veten aty”.

“Sepse kjo është vetëm pjesa që ti bën se pastaj është gjithë pjesa tjetër e mekanizmit që nuk varet fare nga ty. E dija që diskutohej dhe që flitej por nuk është se e kam pritur”, deklaroi politologu Hasimja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz