Kandidati për kryetar të Shtimes (LDK) Kastriot Shabani ka vazhduar vizitat në kompanitë private në këtë komunë.
Shabani është zotuar për mbështetje të sektorit privat, si parakusht për fuqizimin e ekonomisë në Shtime.
“Nuk duhet harruar që kjo kompani shumicën e të punësuarve i ka nga Shtimja, kontributi i saj është i pamohueshëm dhe shembull për kompanitë tona. E ardhmja u takon punëtorëve, shtimjanët e kanë këtë cilësi”, ka shkruar ndër të tjera ai.