back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaBotëTrump arrin marrëveshje me Pfizer, ulen çmimet e ilaçeve me recetë

Trump arrin marrëveshje me Pfizer, ulen çmimet e ilaçeve me recetë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Pfizer do të ulë çmimin e të gjitha barnave me recetë në programin Medicaid për amerikanët me të ardhura të ulëta dhe, në këmbim të përjashtimit nga tarifat doganore të importit, do të shesë barna të reja me çmimet më të favorshme, si ato në vendet me të njëjtin nivel zhvillimi.

Trump gjithashtu tha se pret që edhe prodhuesit e tjerë të barnave ta ndjekin këtë shembull. Pacientët amerikanë aktualisht paguajnë më së shumti për barna me recetë, shpesh tri herë më shumë se në vendet e tjera të zhvilluara dhe lideri amerikan po ushtron presion mbi prodhuesit e barnave që të ulin çmimet në nivelin që paguajnë pacientët në vendet e krahasueshme.

Produktet e Pfizerit do të jenë të disponueshme në një shërbim të ri online të Shtëpisë së Bardhë për blerjen e drejtpërdrejtë të barnave për amerikanët, të quajtur TrumpRx, në një faqe që do të nisë në vitin 2026.

“Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë fund subvencionimit të kujdesit shëndetësor për pjesën tjetër të botës”, deklaroi 79-vjeçari gjatë një ngjarjeje në Zyrën Ovale, i shoqëruar nga drejtori i Pfizerit, Albert Bourla, ministri i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., dhe të tjerë.

Trump më 25 shtator njoftoi se nga 1 tetori do të vendosë një tarifë doganore 100 për qind për importin e produkteve farmaceutike të markave apo të patentuara, me përjashtim të atyre prodhuesve që ndërtojnë kapacitete prodhimi brenda SHBA-së.

Pfizer është prodhuesi i parë i barnave që ka arritur një marrëveshje. Trump në muajin korrik u kishte dërguar një letër 17 kompanive farmaceutike kryesore, duke u kërkuar të ulin çmimet në përputhje me ato që paguhen jashtë vendit.

Kjo është një politikë që presidenti e quajti “caktimi i çmimit të kombit më të favorizuar” (MFN – Most Favored Nation). Ai u kërkoi kompanive që të përgjigjen se me çfarë masash do të angazhohen për këtë vendim deri më 29 shtator.

Pfizer, një kompani amerikane me prodhim në SHBA dhe në vende të tjera, do të investojë 70 miliardë dollarë në kërkime-shkencë dhe në prodhim të brendshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz