BallinaLajmeColvey vazhdon pakënaqësinë e tij me pyetjet e prokurores: Po e nxirrni...

Colvey vazhdon pakënaqësinë e tij me pyetjet e prokurores: Po e nxirrni deklaratën time jashtë kontekstit

Të ngjajshme

Ish-zëvendësi i Bernard Kuchner, Jock Colvin po dëshmon në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

Ai sot derisa po i shtroheshin pyetje nga prokurorja, është shprehur i pakënaqur me formën e pyetjeve dhe pyetjet në përgjithësi.

Prokurorja ka thënë se ai kishte dijeni lidhur me raporte nga persona që pretendonin se ishin pjesëtarë të UÇK-së, për çka ajo ka thënë se shpreson se e sqaron pse i ka bërë këto pyetje.

“Jo nuk e sqaron fare, sepse dëshmia ime ka të bëjë me vlerësimet tona lidhur me rolin që ka luajtur Thaçi, rol të hamendësuar apo real lidhur me këto incidente. Deklarata ime tregon kryesisht gjykimin tonë lidhur me autoritetin që ka pas ai për individ të cilët është provuar apo jo që i ka kryer këto krime. Sipas mendimit tim, asnjë nga këto aktivitete nuk ndërlidhet drejtpërdrejt me Thaçin as nuk kundërshton mënyrën që kemi arritur në gjykimin që kemi arritur.  Unë nuk mendoj se ju e keni sqaruar këtë çështje duke u përsëritur lidhur me këto incidente gjatë gjithë kohës.  Ju po e nxirrni gjithë deklaratën time jashtë kontekstit”, ka thënë Colvin. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz