BallinaLajmeMbyllja e qeverisë amerikane prek fluturimet drejt SHBA-së

Mbyllja e qeverisë amerikane prek fluturimet drejt SHBA-së

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Mbyllja e fundit e qeverisë federale në Shtetet e Bashkuara, e cila ka nisur të mërkurën, pritet të ketë ndikime të ndryshme në shërbimet publike – përfshirë udhëtimet, transportin dhe vizitat në atraksione turistike, përcjell albinfo.

Çfarë duhet të dini nëse planifikoni të udhëtoni drejt SHBA-së

Udhëtarët që kanë ndërmend të vizitojnë SHBA-në së shpejti duhet të jenë të përgatitur për ndërprerje të mundshme në disa shërbime. Edhe pse shumë funksione të transportit do të vazhdojnë normalisht, ka sektorë që do të preken.

Punonjësit e Kontrollit të Trafikut Ajror dhe të Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) janë konsideruar “thelbësorë” dhe do të vijojnë punën. Megjithatë, ata nuk do të paguhen gjatë kohës së mbylljes, çka mund të ndikojë në moralin dhe praninë e tyre në punë. Gjatë mbylljes së mëparshme, u shënuan mungesa të shumta për shkak të raportimeve si të sëmurë, duke çuar në vonesa të ndjeshme në aeroporte.

Sipas Departamentit të Transportit të SHBA-së, trajnimi dhe punësimi i kontrollorëve të rinj të trafikut ajror do të vazhdojë pavarësisht mbylljes.

Transporti publik funksionon si zakonisht

Transporti publik brenda SHBA-së – përfshirë autobusët lokalë, metrotë, trenat e lehtë dhe tragetet – nuk pritet të ndikohet, pasi shumica e këtyre sistemeve nuk financohen nga qeveria federale.

Gjithashtu, kompania hekurudhore Amtrak do të vijojë operimin normalisht në periudhë afatshkurtër, sipas Shoqatës së Pasagjerëve të Hekurudhës.

Atraksionet turistike dhe muzetë në rrezik të mbylljes

Parket kombëtare do të qëndrojnë pjesërisht të hapura, por me shërbime të kufizuara, sipas një plani emergjence të Departamentit të Brendshëm të SHBA-së.

Në qytete si Washington DC dhe New York, muzeumet e Smithsonian, përfshirë Kopshtin Zoologjik Kombëtar, kanë deklaruar se do të qëndrojnë të hapura për rreth një javë falë fondeve rezervë.

Gjatë mbylljes së fundit në fund të vitit 2018, muzetë e Smithsonian humbën rreth një milion vizitorë, sipas Aleancës Amerikane të Muzeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz