BallinaLajmeSociologu kosovar paralajmëron për rrezikun e disa pajisjeve që po qarkullojnë nëpër...

Sociologu kosovar paralajmëron për rrezikun e disa pajisjeve që po qarkullojnë nëpër shkolla: Janë të ngjashëm me një bombë dore

Të ngjajshme

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Gjendet pa shenja jete influencerja e njohur turke

Influencerja e njohur turke, Ayşegül Eraslan, thuhet se u...

Sociologu kosovar Jeton Brajshori ka ngritur një shqetësim serioz për sigurinë në shkolla, duke alarmuar për përdorimin e një pajisjeje të rrezikshme që po qarkullon në disa institucione arsimore në vend. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Brajshori ka bërë të ditur se pajisja në fjalë imiton një mjet shpërthyes (të ngjashëm me një bombë dore), krijon zhurmë të fuqishme dhe lëshon një erë të rëndë, që e bën të pamundur qëndrimin në ambiente mësimore.

“Prindër të nderuar, ju lutem kini kujdes për çfarë blejnë fëmijët tuaj. Mësimdhënësit duhet të jenë vigjilentë, ndërsa organet kompetente duhet të veprojnë menjëherë ndaj atyre që i shesin këto pajisje,” ka shkruar Brajshori.

Ai ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se vonesat në veprim mund të rrezikojnë sigurinë e nxënësve dhe stafit mësimor.

“Është e domosdoshme të reagojmë shpejt, përpara se dikush të lëndohet,” ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz