Instituti për Mjekësinë Ligjore ka njoftuar se tash e tri javë po zhvillohen gërmime në lokacionin Kozhle në rrethinën e Novi Pazarit.
IML ka thënë se sipas informatave të dëshmitarëve, dyshohet se në këtë lokacion ka mbetje kockore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, shkruan lajmi.net.
“Deri më sot, në territorin e Serbisë janë lokalizuar pesë varreza masive prej ku janë zhvarrosur mbetjet mortore të 950 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Puna dhe kërkimi në këtë drejtim vazhdon edhe sot dhe nuk do të ndalet derisa të dihet fati dhe vendndodhja e secilit person të zhdukur me forcë gjatë luftës. Ekspertët mjeko ligjorë të Institutit në bashkëpunim me ekspertët e EULEX-it, dhe organizatat tjera që e ndihmojnë këtë proces, bazuar në mandatin ligjor mbesin të përkushtuar që të japin kontributin e tyre në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, ka njoftuar IML. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: