back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeOSBE bën thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses, shprehen të shqetësuar...

OSBE bën thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses, shprehen të shqetësuar për përpjekjet për politizimin e misionit të saj

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka urdhëruar që brenda 12 ditëve të konstituohet Kuvendi, i cili sipas këtij vendimi konsiderohet i tillë vetëm pasi të zgjidhet edhe nënkryetari serb.

OSBE ka thënë përmes një komunikate në Facebook, se riafirmojnë mbështetjen e tij të fortë dhe të palëkundur për punën e Gjykatës Kushtetuese dhe rolin e saj jetësor në ruajtjen e sundimit të ligjit, promovomin e qeverisjes demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

“Institucionet gjyqësore të pavarura dhe elastike janë gurthemeli i një shoqërie demokratike. Gjykata Kushtetuese shërben si garantuesi përfundimtar i rendit kushtetues dhe një mbrojtje kundër shkeljeve të lirive individuale dhe parimeve demokratike. Vendimet e saj duhet të respektohen dhe zbatohen plotësisht, pa ndikim ose ndërhyrje të panevojshme”, thuhet në këtë reagim.

OSBE ka thënë se janë të shqetësuar për deklaratat dhe iniciativat e fundit publike, që sipas tyre synojnë të sfidojnë ose diskreditojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.

“Përpjekjet për të politizuar punën e Gjykatës dhe sistemin më të gjerë gjyqësor minojnë besimin e publikut në institucionet e Kosovës. Ato gërryejnë besimin në sundimin e ligjit dhe mund të vënë në pikëpyetje zhvillimin demokratik të Kosovës. Misioni i OSBE-së nënvizon se pavarësia e gjyqësorit është një domosdoshmëri demokratike. Përfaqësuesit politikë dhe institucionet mbajnë përgjegjësinë për të respektuar autoritetin e Gjykatës, duke përforcuar besimin e publikut në kornizën kushtetuese të Kosovës dhe në sistemin e drejtësisë në tërësi”, thuhet ndër të tjera në reagim.

OSBE ka thënë se ata do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të forcuar pavarësinë gjyqësore, transparencën dhe llogaridhënien, duke punuar me institucionet e Kosovës, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë për të siguruar që sundimi i ligjit të mbetet themeli i demokracisë dhe i hapur për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Misioni u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të mbështesin konstituimin e Kuvendit në përputhje me kornizën ligjore dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë ngushtë me Kuvendin dhe deputetët e tij pasi të jetë konstituuar plotësisht”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/ 

Të Fundit

Sport

ShowBiz