back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMendimi për motin: Fillimi i tetorit me reshje shiu e borë, temperaturat...

Mendimi për motin: Fillimi i tetorit me reshje shiu e borë, temperaturat zbresin deri në 1°C

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Mendimi për motin – 30.09.2025

Ditën e mërkurë, ditën e parë të tetorit, vransirat shtohen që nga orët e mëngjesit, megjithëse intervale të shkurta me diell nuk mungojnë. Krejt më vonë gjatë mbrëmjes reshje të shiut fillojnë të përfshinë vendin, e zonave më të larta malore po priten edhe të reshura dëbore. Temperaturat maksimale më të ulëta, luhaten ndërmjet 13C e 17C, derisa minimalet në mëngjes zbresin në 5C e 8C. Frynë erë mesatare verlindore 5-10m/s.

Të reshura më të shumta dhe më të vazhdueshme shiu do të përfshinë vendin ditën e enjtë. Temperaturat pësojnë rënie deri në 6C e 4C. Zonave malore reshjet e dëborës formojnë shtresën e parë të borës për këtë stinor dimëror. Duke kaluar në ditën e premtë reshjet e dëborës, zbresin në lartësi më të ulëta mbidetare, përfshi pjesë të Prishtinës e rrafshit të Kosovës, ku mund të formohen edhe shtresa dëbore. Temperaturat minimale zbresin deri në 1C. Këto të reshura shoqërohen edhe me erëra më të theksuar të ftohta veriore, që frynë me intenzitet mesatarë, 6-12m/s. Me kalimin nga dita e shtunë, reshjet pushojnë, mirëpo vransira dominojnë edhe më tutje vendin. Më shpesh intervale me diell parashihen ditën e diel, kur dhe temperaturat rriten deri në 15C.

Të Fundit

Sport

ShowBiz