back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmi i dytë i keq për Dimal Bashën, pas dënimit me 25...

Lajmi i dytë i keq për Dimal Bashën, pas dënimit me 25 mijë euro, Kushtetuesja i rrëzon pohimin se është kryer Kuvendi

Të ngjajshme

Kosova nikoqire e javës së CEFTA-s, kjo është agjenda

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me...

Ish-ministri Latifi merr një detyrë të re në Universitetin e Prishtinës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është zgjedhur drejtor i...

Rubio thotë se ka disa përparime në bisedimet me Rusinë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se...

Linjat e transportit publik i kthehen qarkullimit, zgjidhet problemi në mes tyre dhe institucioneve

Prishtina, mëngjesin e së mërkurës u kthye në normalitetin...

Gjykata Kushtetuese sot ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.

Ndryshe nga kjo, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, më 30 gusht e kishte shpallë të mbyllur seancën konstituive edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga minoriteti serb.

Pasi kishin dalë në votim shumica e deputetëve serbë në Kuvend dhe asnjëri prej tyre s’i kishte marrë votat – një procedurë që e kishte kundërshtuar Lista Srpska edhe me mospjesëmarrje në votim – Basha atëherë pati thënë se “konsideron” që moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët nuk mund të bëhet pengesë që të mos konstituojë Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Janë ezauruar të gjitha opsionet për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë që vjen nga komuniteti joshumicë serb. Asnjëri nuk është zgjedhur nënkryetar ku tetë prej tyre nuk kanë marrë votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit në të gjitha tentativat, ndërsa dy prej tyre kanë refuzuar që të jenë kandidatë për nënkryetar. Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë për sa i përket nënkryetarit që vjen nga komuniteti serb, prandaj me këtë rast konsideroj që kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës të seancës konstituive dhe meqenëse se nuk ka mundësi tjetër objektive se si të procedohet tutje, konsideroj që kjo seancë konstituive konsiderohet e përmbyllur”.

Basha kishte thënë se meqë Kuvendi është i konstituuar, sipas tij, atëherë do të mund të procedohej me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Por, në këtë mbledhje s’patën shkuar anëtarët e Kryesisë nga partitë tjera shqiptare.

“Në emër të funksionalizimit të Kuvendit dhe materializimit të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, konsideroj që zgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët apo njërit nga gjashtë anëtarët e Kryesisë nuk mund të bëhet pengesë që bllokon konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pas përmbylljes së seancës konstituive, konsideroj që Kuvendi duhet të vazhdojë punën siç parashihet me Kushtetutë, ndërkaq se si të procedohet tutje me punën tonë si Kuvend, konsideroj që do t’i konsultoj anëtarët e zgjedhur të Kryesisë së Kuvendit”, kishte thënë Basha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz